Rajoni

Zenka : Qeveria e pakicës me mbështetje të DPS

Mehmet Zenka, përfaqësues i Koalicionit “Bashkë një Zë” tha se koalicioni i tij nuk e sheh vetën në kombinime me Frontin Demokratik dhe në takimin me LQ URA theksuan se për ta i vetmi opsion i pranueshëm, është qeveria e pakicës e përbërë nga partit qytetare dhe partitë e pakicave.

Koalicioni ynë pati një takim me përfaqësuesit e LQ URA, në të cilin ne paraqitëm idenë tonë që e pranojmë qeverinë e pakicës me partitë qytetare dhe partitë e pakicave me mbështetjen e DPS.

I pyetur nëse Zdravko Krivokapiq, për të cilin ka njoftime se do të jetë kryeministri i ri, a do të ishte i pranueshëm për koalicionin shqiptar, Mehmet Zenka përsëriti se koalicioni që ai përfaqëson nuk e sheh se ka vend në kombinime të tilla.

Related Articles

Back to top button