Lajme

KEK-u hap konkurs për 180 vende pune – paga deri në 700 euro!

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur konkurs pune për 180 pozita të lira.

KEK-u në konkursin e tyre kërkon 149 teknikë të elektroenergjetikës dhe 31 të tjerë si teknikë të elektrikës.

Kualifikimet që kërkohen nga aplikantët janë:

Shkollimi: Shkolla e mesme teknike ose elektroteknike
Dega/drejtimi/lëmia: Elektroteknika
Profili:
1) Elektroteknik i reparteve motorike
2) Teknik i energjetikes
3) Teknik i makinave elektrike
4) Teknik i elektroteknikes (shkollat e vjetra kur kanë qenë si shkollë teknike)
5) Instalues elektrik
Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
Të dëshmojë aftësi për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, iniciativë, vendosmëri, intuitë dhe vëmendje në detaje. Nivel të lartë të etikës profesionale.

Related Articles

Back to top button