Lajme

Rashiq emërohet ministër për Kthim dhe Komunitete

Nenad Rashiq, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, forcë politike kjo që në zgjedhjet  e fundit parlamentare, nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, në zgjedhjet e fundit parlamentare,  Rashiq së bashku me Rada Trajkoviqin, formuan Iniciativën Qytetare, me të cilën fituan një deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, shkruan në njoftim.

Rashiq në këtë post, pason Goran Rakiqin nga Lista Serbe, parti kjo e cila nën dirigjimin e Beogradit zyrtar dhe direkt të presidentit Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje.

Një akt të tillë e kanë bërë edhe deputetët e kësaj  partie si dhe pjesëtarë të policisë e drejtësisë në katër komunat në veri të Kosovës, duke kundërshtuar zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Bazuar në Kushtetutën e Kosovës, pakica serbe e ka të garantuar së paku një post ministror.

Related Articles

Back to top button