Lajme

Kryeministri Kurti viziton Skënderajn pas vërshimeve

Kryetari i komunës Fadil Nura ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, ku së bashku kanë vizituar Llaushën, si njërën nga pikat shumë të prekura nga vërshimet, duke pasur dëme të mëdha në ekonomitë familjare, bujqësi, infrastrukturë publike pasi gjendja është e rëndë, ku në disa zona është pamundësuar qarkullimi. Kryetari Nura ka njoftuar kryeministrin Kurti mbi gjendjen në përgjithësi dhe pasojat e kësaj situate. Dëmet që u shkaktuan janë tepër të mëdha dhe nevoja për përkrahje nga niveli qendror është shumë e madhe me qëllim të rindërtimit.

Related Articles

Back to top button