Lajme

TERRITORET SHQIPTARE JANË MBAJTUR ME LUFTË POR JANË HUMBUR NË PAQE

 

Nisur nga kjo thënje dhe ky fakt histroik për territoret shqiptare, gjithnjë thuhet dhe dihet se historia rrezikshëm përsëritet!

A mos vallë do të ndodhë edhe në këtë vit?

Është mirë të shpaloset historia e territorit të Kosovës pas Luftës së 1940-1945, ku shqiptarët e ndarë padrejtësisht nga territori shqiptarë, mbeten në territorin e ish-Jugosllavisë, si rajon i Republikës së Serbisë, me vija të ndërprera në hartën e ish-Jugosllave.

Duke e parë si rrezik serbët, rritjen e shqiptarëve, filluan të persekutojnë në vazhdimësi dhe ti detyrojnë shqiptarët të shpërngulen në Turqi (së pari të shpërngulur në Maqedoni) e pastaj në Turqi duke kamufluar se shqiptarët po shkojnë nga Maqedonia për tu bashkuar me popullin musliman.

Rankoviqëve kjo su mjaftonte, donin me çdo kusht të ndajnë Kosovën dhe të ndryshojnë strukturën e popullatës, që në atë kohë ishte mbi 75% shqiptare. Kështu pra bëri ndarje territorial. Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen (me popullsi 90% shqiptare) ja bashkëngjiti pjesë e Serbisë dhe Zveçanin, Leposaviqin dhe Zubinpotokun (me banorë 100% sreb) Kosovës, duke ja ndryshuar seriozisht strukturën e popullatës.

Ishte viti 1953, vit kur popullata e Kosovës u nda padrejtësisht nga Rankoviçi, e içat tjerë të dëmshëm, shovenist. Ishte qëndrim politik i ndikuar nga Serbia dhe i mbështetur nga Rusia komuniste.

Tani, ne vitin 2023, vit që mund të përseritet historia, që pjesa e bashkëngjitur të kthehet në atë pjesë ku ishte, me emër apo sinonim të çfarëdo quajtur, asociacion e me radhë, por do jetë kancer, mollë sherri çdo herë dhe për çdo kë që dëshiron të jetë në krye të Serbisë.

Sot jemi duke ja kthyer shpinën plotësisht Kosovës Lindore, territorit tonë të ndarë padrejtësisht dhe me forcë dhe nga këtu dua të qartësojë një mundësi të përmirësimit të kësaj çështjeje historike.
Në anën lindore kemi Kosovën Lindore-Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, që na duan dhe duan të jenë me ne, si me territor ashtu edhe me legjislacion. Në anan veriore kemi një pjesë të Kosovës e cila është bashkëngjitur dhunshëm, që asnjëherëe nuk na duan, nuk do jenë pjesë e legjislacionit apo territorit të kontrolluar. Kjo shihet qartë, sikur loti!

Andaj, liderë mos u frikësoni të kërkoni atë që ishte e jona, që është dhe dëshiron të jetë pjesë e Kosovës, e të kthejmë ate që dhunshëm na bashkëngjiten, pikërisht ata që po dëshirojnë ta kthejnë përmes emërtimeve të ndryshme politike, si fjala Asociacion!

Lëreni frikën nga automatikët e rrjeteve sociale, shikoni vizionin, shikoni interesin e Kombit, loboni pafundësisht.

Ramiz Kelmendi

Related Articles

Back to top button