Sport

Kosova merr pjesë në Grand Slam në Budapest të Hingaris

Grand Slam Budapest, Hungari ?? 2020

Ekipi kosovar i xhudos i përbëre nga 7 xhudistë do ta përfaqesojë Kosovën në garën Grand Slam që do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Garë kjo e organizuar nga Federata Botërore e xhudos (IJF) ku do të marrin pjesë më shumë se 450 xhudistë nga e gjithë bota, gjithsejtë 4 kontinente dhe 69 shtete pjesëmarrëse, ky Grand Slam mbahet 3 ditë, 23-25 Tetor.

Atje do të marrin pjesë këta xhudistë:

1.Distria Krasniqi (-48kg)

2.Nora Gjakova (-57kg)

3.Flaka Loxha (-57kg)

4.Laura Fazliu (-63kg)

5.Loriana Kuka (-78kg)

6.Shigeki Nakamura (-66kg)

7.Akil Gjakova (-73kg)

Distria, Nora, Flaka dhe Shigeki ndeshen nesër, Laura dhe Akili të shtunën, Loriana ditën e diel.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe Presidenti i Federatës Agron Kuka, Selektori dhe Trajneri i reprezentacionit Driton Kuka dhe ndihmës trajneri Fatos Tabaku.

Ndeshjet mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë nesër nga ora 10:00, të shtunën dhe të dielën nga ora 11:00, blloku final secilën ditë fillon nga ora 17:00 në linkun e mëposhtem:

https://live.ijf.org

Rezultatet mund ti gjeni në linkun:

ippon.org

Të gjithë garuesve u urojmë fat dhe suksese në këtë garë të rëndësishme për Lojërat Olimpike Tokyo 2021.

Kosova Judo Team ?????

Related Articles

Back to top button