Rajoni

Karakaçanov: Me shqiptarët jemi miq, kemi luftuar kundër serbëve

Zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov thotë se Shqiperia duhet të nis bisedimet me BE-në sepse është më e përgaditur se Maqedonia e Veriut. Me shqiptarët kemi luftuar bashkë kundër okupatorit serb duke e theksuar rolin e Hasan Prishtinës! Këto janë dy mesazhet kryesore që dha ministri bullgar i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, në një intervistë për zoom.mk
Zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov thotë se Shqiperia duhet të nis bisedimet me BE-në sepse është më e përgaditur se Maqedonia e Veriut.
Me shqiptarët kemi luftuar bashkë kundër okupatorit serb duke e theksuar rolin e Hasan Prishtinës!
Këto janë dy mesazhet kryesore që dha ministri bullgar i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, në një intervistë për zoom.mk
Karakachanov pretendon se gjithmonë ka pasur miqësi dhe bashkëpunim midis Bullgarëve në Maqedoni dhe Shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria.
“Kryengritja e vitit 1913 në Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar etj. është organizuar nga Komiteti i Prishtinës dhe VMRO. Ekzistojnë dy marrëveshje midis VMRO-së dhe Komitetit Shqiptar nga koha e Todor Alexandrov në 1924 dhe në 1928 nga koha e Ivan Mihajlov. Nga pala shqiptare janë: Hasan bej Prishtina,K. Hadri, Bedri Pejani, etj. “Në anën bullgare janë Todor Alexandrov, Petar Chaulev, gjeneral Protugerov,” kujtoi ministri bullgar.(INA)

Related Articles

Back to top button