Lajme

Kryeministri Kurti vizitoi Bruxelin

I shoqëruar nga zëvendësit e mi z. Besnik Bislimi dhe znj. Donika Gërvalla, vizitën dje në Bruksel e filluam me takimin me Kryeministrin e Belgjikës, z. Alexander De Croo, dhe vazhduam pastaj në Komisionin Evropian në takime me pesë anëtarë të tij:
z. Janusz Wojciechowski – Komisioneri Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Didier Reynders – Komisioneri Evropian për Drejtësi, znj. Kadri Simson – Komisionerja për Energji, z. Paolo Gentiloni – Komisioneri Evropian për Ekonomi, dhe z. Valdis Dombrovskis – Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian për një Ekonominë që Punon për Njerëzit. Takuam gjithashtu edhe Kryetarin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, si dhe z. Miroslav Lajčák – Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq sot ditën e filluam me z. Jens Stoltenberg – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për të vazhduar mandej me z. Josep Borrell – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, z. Olivér Várhelyi – Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim si dhe znj. Ursula von der Leyen – Presidente e Komisionit Evropian. Ditën dhe vizitën në Bruksel e përmbyllim me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).

Ishin këto takime përmbajtësore të një mikpritje të ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës. Për planin tonë të reformave të shumëfishta dhe orientimin evropian dhe euro-atlantik do të kemi mbështetje serioze.

 

Related Articles

Back to top button