Show Biz

Ashtu si emri i tij RREZON-I, një yll i ri që po lind

 

 

Një artist i ri po lind. Një artist i ri po i shtohet skenës muzikore. Artist në kuptimin e plotë të fjalës, një djalë i ri që vjen nga rruga por me stilin e tij unik dhe origjinal. Karakter i fort me atë çfarë e përballi dhe i mësoi rruga, RREZONI sjellë shije, stil, dhe muzikë unike.

I rritur në rrugë, me vështirësi, i gjendur përballë sfidave dhe problemeve, RREZONI sjellë me vete dhe i trajton problemet e çdo të riu, përmes teksteve të tij, ai përfaqëson atë çfarë i ka munguar skenës tonë muzikore, dhe mesazhi tij është një dhe i vetëm, asnjëherë mos u dorëzo, dhe një ditë do të vij koha jote, do të vijë “Koha për Aksion”.

“Koha për Aksion”, është jo vetëm tekst i shkruar, por storie e përjetuar, është vetë jeta e tij, dhe mësimet që Rrezoni ka mësuar nga jeta. “Koha për Aksion”, është mos dorëzimi, është forca që buron nga rruga, është zgjidhja e problemeve pavarësisht mjeteve dhe mundësive.

Tani është “Koha për Aksion”, tani është “Koha për Ndryshim”, tani është “Koha për yllin e ri”, tani është “Koha e RREZONIT”.

Linku i video – clipit :

Related Articles

Back to top button