Shëndetësi

Shëndeti psikosocial dhe mendor gjatë Covid – 19

(New Post on Ngop )

Tema : Shëndeti psikosocial dhe mendor gjatë Covid – 19

Fatkeqësisht virusi i covid-19 tashme është  një nga fenomenet shqetësuese që kanë prekur vendin tonë por edhe jashtë tij. Të gjithë ne jemi qenie sociale në kërkim të ndërveprimit, sot po e kuptojmë këtë më shumë se kurrë, siç po shohim gjithashtu ndikimin që ka distancimi social në mendjen dhe trupin tonë, frika se mos infektohemi por sidomos se mos infektojmë familjen apo njerëzit e dashur. COVID-19 ka ndikuar në shëndetin mendor të të gjithëve në një farë mënyre.  Duke reflektuar më shumë nga kjo situatë  duhet të mundohemi të kujdesemi për veten në të gjitha aspektet. Pandemia ka paraqitur një krizë globale të shëndetit mendor dhe informacioni i saktë është i domosdoshëm për të shpërndarë suportin mbështetës për të luftuar pasigurinë, frikën dhe stresin,  për të unifikuar komunitetet globale në luftën kolektive kundër virusit në të gjithë botën. Disa nga pasojat e shëndetit psikosocial dhe mendor janë si mëposhtë:

Ndryshimet e gjendjes emocionale
Ndryshimet në të ngrënë
Vështirësitë në gjumë apo për të fjetur
Vështirësi në përqëndrim dhe humbja e fokusit
Gjendje ankthi dhe paniku
Ndjesi alarmi dhe frikë për jetën
Energji e ulët ndhe marramendje të sheshta.
Nervozizëm ose të mpirë / të zbrazët
Gjithmonë duke qenë në ruajtje për rrezikun dhe ndjesia e pasigurisë.

Gjatë kësaj kohe të vështirë, është e rëndësishme të vazhdoni të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik, social dhe mendor. Kjo jo vetëm që do t’ju ndihmojë në një kohë afat të gjatë, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të luftoni COVID-19 nëse e merrni atë.

Disa këshillat si të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik, social dhe mendor gjatë pandemisë koronavirus :

Ushqimi i shëndetshëm – Hani një dietë të shëndetshme dhe ushqyese, e cila ndihmon sistemin tuaj imunitar të funksionojë siç duhet.  Së dyti, kufizoni konsumin tuaj të alkoolit dhe shmangni pijet me sheqer. Së treti, mos pini duhan.

Ndiq një rutinë të shëndetshme- Filloni të praktikoni stërvitje psiko-fizike si  meditimi, joga, chi gong, pilates, palestër, kalceto ose një sport tjetër.

Pusho. Merr frymë. Reflekto. Lidhu me të tjerët – Flisni me njerëzit të besueshëm që ju kuptojnë për shqetësimet tuaja dhe si ndiheni.

Respekto veten dhe të tjerët Zbuloni se çfarë ju bën të respektoni veten, mbani një qëndrim pozitiv, kujdesuni për emocionet dhe trupin tuaj, sigurohuni që të hani siç duhet, respektoni kohën tuaj.

Kërko ndihmë nëse të duhet Në rast se e gjeni veten duke përjetuar shqetësime të patolerueshme në formën e mendimeve, emocioneve ose sjelljeve negative, ju lutemi merrni parasysh të kontaktoni një terapist të kualifikuar që mund t’ju ndihmojë të lundroni në ndikimet e kësaj kohe të vështirë në historinë njerëzore.

Clinical Therapist/ Terapiste klinike: Ornela Lami

Numer kontakti :  + 355 69 669 6222

Related Articles

Back to top button