Lajme

Qeveria thot që Kompleksi Memorial Adem Jashari do të ketë trajtim të veqant

Ministri i Kulturës Rinis dhe Sporteve Hajrullah Çeku sot së bashku me Kryeministrin Albin Kurti janë mbledhur për të diskutuar për hapat tjër në procesin e projektit të Kompleksit Memorial “ Adem Jashari “ në Prekaz .

Ai në faqen e tij facebook ka shkruar :
Është nder i madh të jesh pjesë e Komitetit Ndërministror që do të menaxhojë procesin për projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Komiteti në përbërjen e tij të re sot mbajti takimin e parë, ndërsa atij do t’i prijë Kryeministri Albin Kurti. Sot morëm vendimet e para të rëndësishme, do të vazhdojmë me përkushtim në misionin për të jetësuar projektin e Kompleksit Memorial.

Anëtarë të këtij komiteti janë ministra të linjës, përfaqësuesi i familjes Jashari, kryetari i komunës së Skënderajt, drejtorë të instituteve, muzeve dhe agjencive përkatëse, përfaqësuesi i komunitetit të arkitektëve dhe përfaqësuesi i OVL të UÇK-së.

Related Articles

Back to top button