Lajme

Shaban Kajtazi : Veseli , Thaqi , Krasniqi e Selimi ishin fitimtar të luftës për liri

Kryetari i pensionistëve të Kosovës Shaban Kajtazi ka shkruar për ngjarjet e fundit në Kosovë  rreth arrestimeve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Postimi i tij në facebook :

Pamjet e ditës së djeshme dhe të sotit të gjykimit të z. Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, i z. Hashim Thaçi Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqit ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Rexhep Selimit deputet në kuvendin e Kosovës e të gjithë këta themelus të UÇK-së janë janë pamje e ndegjime tronditës për ne dhe tërë Kosovën paqedashëse, aq më parë që kjo drejtësi dhe kjo gjykatë speciale është selektive, segregative dhe aparthejde, që gjykimi bëhet vetëm për shqiptar, që mbrojten pragun e shtëpisë së tyre nga gjenocidi serb, ndërsa kriminelet serb në krye me Ivica Daçiqin dhe Vuciqin e kriminelët e tjerë gjeneral serb perkëdhelën nga Evropa si gjithëherë e pa drejtë për shqiptar. Konfirmimi i aktakuzës ndaj figurave kyçe të UÇK-së, paraqet grushtshtetin më të madh që Dhomat Speciale dhe Evropa i dhanë Kosovës, UÇK-së dhe lirisë së Kosovës.

Pas Adem Jasharit komandantit legjendar, shokët e tij e vazhduan rrugën, dhe mbetën legjenda historike të Kosovës, që me trimeri, pjekuri dhe menquri e ngriten dhe ndërtuan shtetin, përkatesisht Republikën e Kosovës. Ju heronjë të shqipes do të liroheni si të pafajshëm, por do të turpërohet Prokuroria Speciale dhe i turpëruari Dick Marti, një shpifës i paguar nga shërbimi sekret Serbo-Rus.

Z.Veseli, Thaçi, Krasniqi e Selimi ishit fitimtar në luftra më të mëdha dhe do të dilni fitimtar edhe në këtë fallso drejtësi historike, që po ndodhë vetëm për shqiptarë. Fitorja është Juaja. Dhe ne popullin e Kosovës na keni gjithmonë prapa jush.

Me respekt, kryetari i pensionisteve të Kosovës, Shaban Kajtazi.

#liriakaemër #uçk

Related Articles

Back to top button