Lajme

Artistët dhe Hotelieret mblidhen në Gjakovë

Departamenti i Estradës nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, i udhëhequr nga z. Afrim Muqiqi, në shoqërinë e kryetarit të OHTK-së Prof. Dr Hysen Sogojeva, drejtorit ekzekutiv z. Visar Demolli, nënkryetari z. Skender Thaçi dhe përfaqësuesi i OHTK-së për Regjionin Gjakovë z. Armend Gjoshi, sot kanë vizituar përfaqësues të Estradës në qytetin e Gjakovës.

Sot në ora 13:00, në Restaurant ”XENI IMPERIAL” të Gjakovës janë takuar drejtori i departamentit të Estradës nga OHTK z. Afrim Muqiqi, kryetari i OHTK z. Hysen Sogojeva, drejtori ekzekutiv i OHTK z.Visar Demolli, dhe nënkryetari z. Skender Thaçi, me përfaqësues të Estradës nga qyteti i Gjakovës, me ç’rast në takim ishin prezenet edhe pjesëmarrës nga regjioni.

Qëllimi i takimit ishte të jenë të njoftuar për aktivitetet e OHTK-së, dhe për punën që janë duke e bërë drejtuar funksionalizimit të sallave të dasmave dhe estradës, me ç’rast njëra pa tjetrën nuk do të funksiononin.

Në këtë takim u caktua edhe kryesuesi i Regjionit të Gjakovës për Estradë z. Shkelzen Jetishi, të cilit i urojmë mirëseardhje dhe punë të mbarë në këtë drejtim.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, në vazhdimësi po i zgjeron aktivitetet e saja, me njerëz të vullnetit të mirë dhe shumë të gatshëm të kontribuojnë në çdo hap të ri që ka OHTK-ja, prandaj është nder dhe privilegj të kesh bashkëpunime të tilla me njerëz kaq potencial!

Vizita e kësaj strukture nga OHTK do të vazhdojnë takimet sot edhe në regjionin e Prizrenit.

Related Articles

Back to top button