Rajoni

Artan Grubi viziton Tetoven

Vizitën time të parë zyrtare, me kënaqësinë më të madhe e realizova në Qytetin e dy universiteteve, në qytetin e Tetovës. Tetova jonë po zhvillohet.

Me të parën e Tetovës, zonjën Teuta Arifi biseduam për perspektivat dhe zhvillimin e mëtejshëm të Komunës së Tetovës por edhe për mbështetjen nga pushteti qendror për projektet ambicioze të saj.

I konfirmova znj.Arifi përfundimin e investimit të NORMAK, operatorit të Zonës së Lirë Ekonomike të Tetovës si dhe investimin e ri të kompanisë KIEL me 300 vende pune të reja.

Gjithashtu, siç e do zakoni, shpreha nderimet e mia për figurën dhe veprën e zonjës Nadire Arifi duke ngushëlluar Kryetaren Arifi për humbjen e madhe.

Related Articles

Back to top button