Lajme

Ministria e Mbrojtjës e Republikës së Kosovës njoftim për media

NJOFTIM PËR MEDIA

Në lidhje me publikimin e shkrimeve në disa media rreth tenderit për furnizim me ushqim në FSK

Në lidhje me publikimin në disa media rreth tenderit për furnizim me ushqim në FSK, ku pretendohet se pavarësisht dyshimit për falsifikim të dokumentacionit nga Operatori Ekonomik “Beni Dona”, se Ministria e Mbrojtjes nuk ka ndërmarr veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje, ju njoftojmë si në vijim:
Meqenëse rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes ka ofruar bashkëpunim për këto organe, por gjithnjë duke u kujdesur që me veprimet e saj të mos ndërhyj në procesin e hetimit në këtë rast.
Për më shumë, Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi, kompanisë “Beni Dona”, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik “Beni Dona”, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate.
Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim dhe do të ofroj ndihmë të vazhdueshme për të gjitha institucionet e drejtësisë, të cila janë duke u marr me rastin, si dhe kërkon nga organet kompetente që kjo çështje të marr sa më parë epilog ligjor.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes është duke i konsideruar edhe hapat tjerë ligjor dhe administrativ lidhur me këtë kontratë.

Related Articles

Back to top button