Lajme

Behgjet Pacolli letër kryeministrit Kurti !

 

I nderuar zoti kryeministër,
Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia,(ashtu siç nuk iu përgjigjët as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore).
Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;
Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryer formalitetin e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj eventuale në këtë shtet.
Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.
Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje,
Me nderime,
Behgjet Pacolli

Related Articles

Back to top button