Lajme

IZREAELI EMËRON AMBASADORIN PËR KOSOVËN

Ministria e Jashtme e Izraelit ka emëruar shtatë ambasadorët e rinj në vende të ndryshme të botës.

 

Amar Ziv është emëruar ambasador i parë i Izraelit në vendin tonë pas njohjes reciproke gjatë vitit të kaluar.

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike pas marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit në mes të Kosovës e Serbisë, shkruan jerusalempost.

Theksojmë se në shkëmbim të njohjes së Izraelit, Kosova do të hap ambasadën e saj në Jerusalem.

Ines Demiri është e ngarkuara e Kosovës me punë në Izrael gjersa vendi ynë ende nuk e ka emëruar një ambasador në shtetin izraelit.

Related Articles

Back to top button