Lajme

VLERAT USHQYESE TË MOLLËS

VLERAT USHQYESE TË MOLLËS❤️

Vlerat e saj ushqimore janë të padiskutueshme.
Ajo përmban një numër të madh kripërash minerale. Këtij fruti i rriten vlerat ushqyese për shkak të vitaminave të shumta që përmban, por edhe falë përbërësve të saj. Në një kokërr mollë gjendet rreth 2,1% e fibrave; veçanërisht pektina një fibër shumë e çmuar për organizmin tonë. Mollët janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm dhe të përkryer kundër plakjes dhe ndihmojnë për të kapërcyer problemet e shëndetit apo parandaluar ato.
Mollët janë gjithashtu një ndër ushqimet që ndihmojnë në tretjen e dhjamit, ndaj dhe ngrënia e një molle 15 minuta para ngrënies do t’ju ndihmojë për t’u ngopur dhe ju do të hani më pak, prandaj kjo është një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar që ju të humbni në peshë.
Për mbrojtjen e kockave studiuesit francezë gjetën se një Flavonoid i quajtur Floridzin është gjetur vetëm te mollët dhe mund të mbrojë gratë në fazën postmenopauze, osteoporozën dhe mund të rrisë densitetin e kockave.
Kërkime të tjera treguan se pektina në mollë ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe ndihmon në mbajtjen e një trakti të shëndetshëm në tretjen e ushqimit.

Poashtu, konsumimi i mollëve ul nevojën e trupit për insulinë dhe mund të ndihmoj në menaxhimin e diabetit.

Related Articles

Back to top button