Lajme

NJOFTIM ME RËNDËSI PËR MEDVEGJËN !

Njoftim rreth orarit të autobusëve për zgjedhjet në Medvegjë

MEDVEGJASË — MË 3 PRILL TË GJITHË NË ZGJEDHJE NË MEDVEGJË

Në këtë rast, përveç mbështetjes politike, Klubi “TROJET” ka siguruar mbështetje logjistike, duke rezervuar autobusë për bartjen e bashkëvendasve tanë nga dy pika:

1. Nga Stacioni i trenit në Fushë-kosovë dhe
2. Nga Stacioni i autobusve në Prishtinë.
Nisja e autobusve bëhet në ora 07:00

Ju lusim me përunjësi, në emër të trojeve tona që na i kanë trashëguar etërit e gjyshërit tanë, më 3 prill 2022 të mobilizoheni dhe të dilni në zgjedhje.

3 prilli 2022 le të jetë edhe një test-provë për mobilizimin tonë si trup i vetëm, si qytetarë e votues të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm.

Pavarësisht a jeni në këto lista apo jo, paraqitja në vendet e votimit është e një rëndësie të veçantë.

– Klubi Trojet më 25 Mars 2022

Related Articles

Back to top button