Ekonomi

Përfaqësues të Odës Hoteliere takojn Zv. Ministren Albulena Balaj – Halimi

Sot OHTK-ja e kryesuar nga Hysen Sogojeva kryetar, Burim Sallauka nënkryetar, Skender Thaqi nënkryetar dhe Xhevdet Hysen sekretar, u pritën në takim nga zëvendëskryeministrja znj.Albulena Balaj-Halimi.

U bisedua për vështirësitë me të cilat po përballemi ne si sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë.

Në këtë takim, ne si OHTK kërkuam përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për t’i dal në mbështetje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në këtë kohë të vështirë për të gjithë dhe se bashku me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, t’i trajtojmë me prioritet kërkesat e tyre dhe do ta bëjmë më të mirën e mundshme në plotësimin e kërkesave tona.

Poashtu kërkuam që me hyrjen në fuqi të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike bizneset dhe qytetarët ta ndjejnë edhe më shumë dorën e shtetit.

Nga zëvendëskryeministrja kërkuam më se vijon:
– shpërndarja e mjeteve të jetë sidomos për veprimtaritë më të atakuara siç është hoteleria dhe turizmi;
– meqenëse është marrë një vendim i Qeverisë që të stopohen kreditë deri në një afat të caktuar, ne kërkojmë që me fillimin e pagesave të kësteve të kredisë t’iu hiqet interesi.

Ndaj Qeverisë së Kosovës kërkuam që të bëhet zgjatja e orarit për festat e fundvitit, dhe të gjitha masat që do të merren të jenë në koordinim të plotë me ekspertët e kësaj fushe .

Related Articles

Back to top button