Lajme

Zemaj : Situata është stabile

Në takimin e sotëm të Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me Covid-19, është bërë vlerësim i situatës epidemiologjike.

Jemi dëshmitarë se tre muajt e fundit ishin jashtëzakonisht të vështirë, u karakterizuan me ngarkesë të jashtëzakonshme spitalore. Përveç stafit mjekësor, edhe të shërbimeve të tjera ishin të kyçura, duke përfshirë Policinë, Inspektoratet, komunat dhe faktorë të tjerë të involvuar në menaxhimin e situatës rreth Covid-19.

Situata është stabile.

Me anëtarët e Komitetit i sigurojmë qytetarët e vendit por edhe grupet e interesit se do të jemi në gjendje gatishmërie, ashtu si deri më tani për menaxhim sa më të mirë dhe efikas të situatës epidemiologjike por gjithashtu do
të jemi të kujdesshëm me lëvizje sa i përket lirimit të masave.

Qenësore është ruajtja e shëndetit publik, pavarësisht shifrave në rënie, nuk është koha që të ulim ritmin e punës.

Vaksinat e gripit sezonal janë siguruar një pjesë dhe është në proces të sigurimit edhe të pjesës tjetër.

Paralelisht, jemi në kontakte të afërta edhe me OBSh-në dhe aleancën Covax për të siguruar vaksinën kundër Covid-19, kurdo që ato janë të aprovuara për përdorim dhe në qarkullim.

Prandaj, duke falënderuar për punën e deritanishme, i bëj thirrje Policisë, Inspektorateve dhe instancave tjera të vazhdojnë ta monitorojnë me rreptësi udhëzimet për luftimin e virusit.

 

Related Articles

Back to top button