LajmeRajoni

Krasniqi , Lamtumirë , President Ahtisari !

Sot ka vdekur Presidenti Marti Ahtisari i cili përpiloi planin  gjithëpërfshirës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur , sovran dhe demokratik , Ai ka fituar Çmimin Nobel për Paqe .
Ai tha se Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi sot me ane të një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar dhe falenderuar Presidentin Ahtisari për Kontributin e tij për vendin tonë.
Postimi i Plotë i Krasniqit
Lamtumirë, President Ahtisaari!
Një jetë kontribut për të sjellë paqe e stabilitet nëpër rajone të ndryshme të botës. Punën, empatinë dhe mbi të gjitha, kompasin e tij moral, pati fatin e mirë që ta përjetoj edhe Kosova.
Presidenti Ahtisaari, si ish i dërguar special i OKB-së për statusin e Kosovës, përpiloi Planin Gjithëpërfshirës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Presidenti Ahtisaari ishte në anën e Kosovës edhe gjatë bombardimeve të NATO-s.
Ai nuk pati asnjëherë dyshime se kush ishte agresori dhe kush viktima në rastin tonë, prandaj, edhe në kulmin e suksesit të tij, kur fitoi Çmimin Nobel për Paqe, mesazhi i tij ishte i qartë: “Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë”!
Faleminderit për të gjitha, Presidenti Ahtisaari! Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë.

Related Articles

Back to top button