Lajme

Pacolli : shqiptaret duhet të mendojn për të ardhmen Euro-Atlantike

Unifikimi i përfaqësuesve shqiptarë në të gjithë rajonin ka treguar rezultate në Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës, dhe tani në Malin e Zi, tre deputetë të Parlamentit janë shqiptarë. Unë gjithmonë kam bërë thirrje për unitet dhe konsensus të shqiptarëve kudo që jetojnë.

Jetojmë në kohë kur duhet të veprojmë me një zë të vetëm. Kjo është mënyra e vetme për të çuar përpara interesat e shqiptarëve. Zgjedhjet në Malin e Zi e kanë treguar këtë më shumë se kurrë.

Përfaqësuesit e shqiptarëve duhet të mendojnë për të ardhmen Euro-Atlantike të vendit dhe fatin e saj me Parlamentin e ri. Dritan Abazoviç ka një rol kyç në negociatat për qeverinë e re.

Ai duhet të jetë përgjegjës për elektoratin shqiptar në Mal të Zi dhe të mendojë për ndikimin që ka vendimi i tij në orientimin Euro-Atlantik të Malit të Zi dhe mirëmbajtjen e kursit strategjik që vendi ka marrë. Kjo nuk ka vetëm me implikime për Malin e Zi, por për të gjithë rajonin.

Kosova do të punojë me cilindo përfaqësues që populli i Malit të Zi zgjedh dhe ne duhet të punojmë për të forcuar më tej marrëdhëniet me këtë aleat të rëndësishëm.

Abazoviç duhet të mendojë para se të bëjë një koalicion me partitë që janë kundër kursit Euro-Atlantik të Malit të Zi dhe interesave të shqiptarëve.

Shqiptarët në Mal të Zi duhet të bashkohen dhe të punojnë së bashku për të forcuar pozicionin dhe të drejtat e tyre në shoqëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.

Back to top button