Lajme

Edhe një televizion i shtohet skenës mediale në Kosovë

ATV është televizioni më i ri që së shpejti pritet të filloj me transmetim këtë njoftim e dha Resul Sinani gazetar i mirënjohur si dhe profesor i gazetaris në kolegjin AAB.

Projektet mediale në Kosovë kanë filluar të marrin një dimension të ri.

Zgjerimi i tregut medial dhe rritja e konkurrencës po bëjnë që në vendin tonë të thellohet profesionalizmi në gazetari, duke e ngritur, mbi të gjitha, dinjitetin e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave.

ATV-ja, si projekt i “Media Invest”, do të zhvillohet dhe do të funksionojë në ambiente gjigante, mbi themelet e Kolegjit AAB, i cili nëpërmjet Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, për 20 vjet me radhe,̈ u ka dhënë mediave në Kosovë profesionistë të spikatur dhe të përkushtuar, të cilëẗ kanë lënë gjurmë në fushën e mediave në vendin tonë.

Investimet në teknologji janë bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë në fushën e medias. Si rezultat i kësaj, ATV-ja do të transmetojë nëpërmjet teknologjisë së fundit dhe më cilësoren në tregun mediatik në rajon dhe më gjerë.

Skema programore e këtij televizioni do të jetë shumëdimensionale dhe do të ngërthejë tema që kanë ndikim direkt në jetën e qytetarëve në Kosovë, rajon dhe më gjerë, pra ATV-ja do të jetë KUDO.

Me një ekip profesional, entuziast dhe të gatshëm për sfida të reja, ATV-ja do t’ï orientojë energjitë e veta në kultivimin e politikës redaktuese të pavarur, objektive dhe në promovimin e vlerave më të çmuara të vendit dhe shoqërisë sonë.

Mbi themele të forta të dijes dhe profesionalizmit, ATV-ja synon të jetë në qendër të betejës për të vërtetën.

Related Articles

Back to top button