Lajme

Histori të marra nga libri biografik Adem Demaçi – Shëlzen Gashi

Nënës së Adem Demaçit, Nazife Lahut, e rritur jetime, në vitin 1912 forcat serbe ia kishin vrarë katër axhallarë para syve të saj. Martohet me Zeqir Demaçin, i cili vdes kur djali i tyre, Adem Demaçi, kishte veç 8 vjet, ndërsa nëna Nazife mbetet veç me Ademin dhe një vajzë. Kur e arrestojnë Demaçin për herë të parë në moshën 23 vjeçare dhe nëna me ngulm tenton ta takojë djalin e vet, pas tre muajsh ia mundësojnë ta shoh për herë të parë. Kur takohen Ademi i thotë:
– pse moj nanë ke ardhë?
– me do andrra u bona merak e thashë..
– aktakuzën e kam marrë…nëse më dëgjon mu, ti nuk vjen fare në gjykim.
– pse bir?!
– paj nashta mërzitesh e…
– Çfarë mërzie – e ngriti zërin nana, – në konop me të qitë se nana pesë pare nuk i jep!
Oficeri serb i pranishëm(i cili kuptonte shqip) bëhet nervoz e i thotë çohu, vizita mbaroi.
Në një rast tjetër, derisa Demaçi kishte nisur themelimin e një organizatë ilegale, shkoi me marrë hallall te nana e ajo i thotë: “Puno për nanën Shqipni biro, jo për nanën Nazife, se nana Nazife nji ditë ka me dekë, e nana Shqipni nuk des kurrë”

▪︎Histori të marra nga libri biografik Adem Demaçi – Shëlzen Gashi

Adem Demaçi, në emisionin Oxygen, para disa vitesh thotë: “Nana ime më tha: O djalë, nana Nazife nji ditë do t’vdes, nana Shqipni do t’jetojë gjithmonë, kapu për nanën Shqipni, e nana Nazife kalon si t’mundet.. Kjo ishte nana Nazife!”

Related Articles

Back to top button