LajmeRajoni

Për zgjedhje lokale do të duhej, me lista të përbashkëta

 

Nëse për zgjedhjet parlamentare të parakohshme që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar, nuk u garua bashkë

Nga pësimet të mësohet, dhe për zgjedhjet e rregullta lokale,të planifikuara të mbahen sivjet, mos të përsëritet gabimi, pasi shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, do të duhej, të garojn me lista unike të përbashkëta.

U bëjë thirrje gjithë subjekteve politike të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që për zgjedhjet lokale në këto tri Komuna të përgaditen me kohë, duke heqë dorë secili nga diçka nga subjektet e tyre, për të fituar në interes të përgjithshëm.

Të kujtojm dy herë u mbajtën zgjedhjetë për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë, për shkak nuk u arrit në kohë, u kalua në ri-zgjedhje për të arrit zgjedhjen e Kryetarit dhe konstituimin e këtij Organi.

Për zgjedhjet parlamentare të parakohshme që u mbajtën më 17.12.2023,nuk u arrit të garohen me një listë të përbashkët, dhe mezi u arrit të marrim vota të mjatueshme për një ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Po të garohej me një list, mundësia ishte të arrihet së paku të marrim 3 ulës në Parlamentin e Serbisë.

Tani, jemi para sfidave, kur në legjislaturën aktuale në Kuvendin Komunal të Medvegjës, nga 25 Këshilltarë Komunal që përbëhet, nga ta përfaqësohemi vetëm me 2 Këshilltarë Shqiptarë të kësaj legjislature.

Kujtojm opinionin e gjërë, i njëjti Kuvendë para më pak se një dekadë e përbënin 8 këshilltarë Komunal Shqiptarë, e tani vetëm 2 Këshilltarë, edhe këta të zgjedhur shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme, njëri lehtë nundë të pasivizohet sikurse pastrimi i organizuar shtetëror etnik, që po ndodhë.

Rreziku më i madhë tani është në Bujanoc,edhe pse aktualisht jemi me shumicë në Kuvendin Komunal të Bujanocit me shqiptarë, duke përfshi Kryetarin e Komunës dhe Kryesuesin, për këto zgjedhje lokale është domosdoshmëri e kohës, të bëhen kualicione parazgjedhore, të mos humben vota dhe të mos hutohen votuesit.

Se vetëm më list të përbashkët mobilizohen votuesit për të dal në zgjedhje.

Sa i përket Preshevës kemi zvoglim të madhë të votuesve shqiptarë, por gjendja nuk është alarmante si në Bujanoc e veçmas në Medvegjë.

Duke e pa pësimet nga humbja e ulëseve për Paralament të Serbisë, duk u përsërit zgjedhjet për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë,duke u zvogluar nga numri 8, i Këshilltarëve Komunal Shqiptarë në Kuvendin Komunal të Medvegjës, në 2 Këshilltarë Komunal shqiptarë.

Në këtë legjislaturë ne shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit,për zgjedhje lokale do të duhej, vetëm të jemi unik me lista të përbashkëta.

20.02.2024 © Refik HASANI

Related Articles

Back to top button