Lajme

Kurti thotë se liberalizimi i vizave nuk do ta zbrazë Kosovën!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot u është përgjigjur kritikave të deputetëve lidhur me buxhetin e vitit 2024.
Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se me këto projeksione të buxhetit vetëm varfërohet akoma më shumë qytetari, shkruan Ngoshqip!

Ai kërkoi që të gjendet një mënyrë që të ndalohet ikja e të rinjve pasi pas 1 janarit, do të ketë ikje masive.

Ndërsa kryeministri Kurti u shpreh se Kosova nuk është duke u zbrazur, e as pas një janarit nuk do të këtë zbrazje pasi qytetarët do të shkojnë për vizitë e do të kthehen.

“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen duhet të kthehen”, tha Kurti.

Kryeministri më tej shtoi se si zotim kryesor si qeveri e kanë pasur punësimin dhe drejtësinë.

Related Articles

Back to top button