Ekonomi

ODA E HOTELIERISË DHE TURZIMIT NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ

ODA E HOTELIERISË DHE TURZIMIT NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ

Sot në objektin e UNIVERSITETIT TË SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ-USHAF u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes universitetit dhe ODËS SË HOTELIERISË DHE TURZIMIT-OHTK.

Rektori i USHAF-it Prof.Dr. Agron Bajraktari dhe Kryetari i OHTK-së Prof.AS.Dr. Hysen Sogojeva përmes kësaj marrëveshje synojnë që studentëve të degës së Turizmit dhe Hotelierisë të cilët studijonë në USHAF, përveç mësimnxënies teorike tu mundësohet edhe puna praktike me qëllim të arritjeve më të mëdha drejt avansimit të diturisë, të parapara me planet dhe programet mësimore të Fakultetit, por edhe dobiprurëse për një progres më të mirë ekonomik.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim arritjen e objektivave si:

I. Realizimi i punës praktike të studentëve të Universitetit, në Kompanitë turistike dhe hoteliere;

II. Zhvillimi i temave të diplomës duke ju mundësuar studentëve, krahas udhëheqjes teorike/shkencore, udhëheqjen praktike të punës së diplomës në kompanitë turistike dhe hoteliere;

III. Angazhimin e Universitetit në zgjidhjen e problemeve praktike/shkencore të OHTK-së;

IV. Organizimi i punës praktike dhe punës sezonale për studentët e Universitetit në Kompanitë turisistike dhe hoteliere.

Në takim ishin të pranishëm edhe Prorektori Prof.AS.Dr. Rrahim Sejdiu, Nënkryetarët e OHTK-së Prof.Dr. Aziz Rexhepi, Fahri Bega dhe Burim Sallauka, Sekretari i OHTK-së Xhevdet Hyseni si dhe kordinatorët e OHTK-së Ardian Ismaili dhe Florina Ujupi.

Related Articles

Back to top button