Lajme

Rruga Deçan – Plavë merr formen e deshiruar

FALË LIDERSHIPIT DHE PUNËS MARATONIKE TË KRYETARIT TË DEÇANIT NË KËRKIM TË ZGJIDHJES SË NDËRTIMIT TË RRUGËS DEÇAN – PLAVË Z.BASHKIM RAMOSAJ, DHE ME NDËRMJETËSIMIN AKTIV TË AMBASADORIT ITALIAN Z.NICOLA ORLANDO, MORI FUND NJË BLLOKADË E PADOBISHME RRETH NDËRTIMIT TË RRUGËS DEÇAN – PLAVË.

Me interesimin e vazhdueshëm disa-vjeçar të niveleve më të larta të disa administratave nga Washingtoni, Londra, e Berlini zyrtar, kryetarit dhe ish Kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe të gjitha vendeve të QUINT-it dhe BE-së, u arrit zhbllokimi i ndërtimit sipas fazave që do të zhvillohen në sinkron të ndërsjellë, për rrugën ndërkombëtare “bypass” jashtë Zonës së Mbrojtur, si dhe asaj lokale brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Komuna e Deçanit do të procedojë menjëherë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, duke hapë perspektivën ekonomike lokale, realizimin e lirisë së lëvizjes veçanërisht për banorët e Deçanit, dhe lidhjes së Kosovës me Plavën.
Ramush Haradinaj
Bashkim Ramosaj

Related Articles

Back to top button