Lajme

Duda Balje : Kushtetuta është e paprekshme

Deputetja Duda Balje ka dalë kundër qëndrimeve për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës.

 

Derisa vjen nga komuniteti boshnjak, Balje tha se Kosova është atdhe për secilin komunitet dhe e ka quajtur si shtetin më afirmative të të drejtave të komuniteteve joshumicë.Reklame

“Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm! Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurrfarë ndryshimi kushtetues”, shkroi Balje pas deklaratës së ndërmjetësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, që tha se për t’u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është e logjikshme të ndërrohet Kushtetuta, meqë nene të saj bien ndesh me një asociacion që po kërkojnë serbët.

Për më tepër, deputetja boshnjake tha se asnjëherë nuk duhet të merret shembull ajo që ndodhi në Bosnjë me Republikën Sërpska.

“Shembull tipik i lajthitjeve dhe labirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK! Ne boshnjakët e adhurojmë atdheun tonë Kosovën kështu siç është dhe i jemi falënderues përjetësisht për mundësinë e barabartë që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqiptar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror! Larg duart nga improvizimet siç është “Republika Sërpska”!”.

Por, Balje ka edhe një shqetësim për komunitetin e saj në rast të formimit të Asociacionit.

“Dhe për fund dy pyetje shumë domethënëse! Si do të jetojnë komunitetet tjera jo sërbe në ASK – si është kjo e rregulluar?”.

Related Articles

Back to top button