Lajme

Deputeti Mergim Lushtaku takoj deputetin e Afrikës qëndërore

Kisha kënaqësinë që në cilësi të Kryetarit të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, të mirëpres z. Benjamin Kaigama, i cili është Kryetar i Komisionit nr.7 për Mjete dhe Komunikim në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Afrikës Qendrore, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë takimit shpreha shqetësimin tim për lajmin që kishte qarkulluar në media se Afrika Qendrore kishte tërhequr njohjen e Kosovës. Mirëpo, z. Kaigama, theksoi se këtu është në emër të Kryetares së Kuvendit Kombëtar të Afrikës Qendrore për të treguar admirimin që kanë për Kosovën si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

U zotova në emër të Komisionit se do të shkëmbejmë përvojat tona më të mira në fushat që i mbulojmë.

Në fund, në shenjë respekti dhe miqësie i dhashë një dhuratë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Related Articles

Back to top button