Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovë z. Avdulla Hoti ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Joe Biden.

Kryeministri i Republikës së Kosovë z. Avdulla Hoti ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Joe Biden.

Postimi i plotë

Letra ime e Urimit për Presidentin e SHBA-ve Joe Biden

SHT Z. Joseph R. Biden
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtëpia e Bardhë

Washington DC

SHBA

I nderuar z. Biden,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju lutem pranoni urimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë jam i përkushtuar të punoj me administratën tuaj për të forcuar Institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit.

Me këtë rast, do të doja të shpreh falënderimet dhe mirënjohjet e mia për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale.

Me vlerësimin më të lartë për ju dhe vendin tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju.

Sinqerisht,
Avdullah Hoti.

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Related Articles

Back to top button