Lajme

Gjeneral Rama priti në takim lamtumirës gjeneral Federicin

 

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot, në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici.
Me këtë rast, gjeneral Rama falënderoi gjeneral Federicin për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe rolit të madh edhe në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Gjithashtu, ai i shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me FSK-në në stërvitje dhe operacionet e përbashkëta.
Nga ana e tij, gjeneral Federici, i shprehu gjeneral Ramës, mirënjohjen e lartë për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë gjatë mandatit të tij, duke besuar fuqishëm, se si gjithmonë, ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen në të mirën e Kosovës, qytetarëve të saj, si dhe sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Related Articles

Back to top button