Lajme

Presidenti dekoron Milazim Krasniqin dhe Sali Bashoten

Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi ka dekoruar Profesorët e mirënjohur Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e tyre .

Profesorët janë pishtarët e liris , luftëtarët e pendës , ata që me shkrimet e tyre kontribuan shumë në zhvillimin e kulturës artit dhe arsimit të Kosovës.

Postimi i Presidentit :
Profesorët Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota, sot i dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e pareshtur në publicistikën, kulturën dhe arsimin tonë. Po ashtu, pas vdekjes, këtë medalje e ndava edhe për shkrimtarin e shquar, Abdullah Konushevci.

Si studiues, shkrimtarë dhe publicistë, me punë dhe përkushtim të pandalshëm, të dekoruarit i kanë dhënë frymë të re studimeve albanologjike dhe vlera kombëtare letërsisë shqipe. HTH

 

Related Articles

Back to top button