Lajme

Rri ju, rri na! nga Luan Gacaferri !

Rri ju, rri na!

Kush përfiton e kush humb nga kjo bllokadë e serbëve në rrugën e “Mëndafshit”(kontrabandës)???

Unë jam i bindur se zt. Kurti, do tregoj gjithë durimin e kësajë bote, me bllokadat serbe në rrugën e “Mëndafshit”, sepse serbët nuk janë duke bllokuar asnjë kamion të shqipetarve qe transportojnë mallra në Serbi, por janë duke i bllokuar kamionet dhe mjetet tjera të transportit, të cilat vijnë nga Serbia në Kosovë, me mallra të ndryshme kontrabandë!

Prandaj nuk ka qenë rastësi pse zt. Kurti, ka zgjedhur pikërisht këtë pjesë kufitare të dërgojë trupat speciale, e jo në pjesë tjera si Podujevë apo Gjilan, ku ka edhe atje pika kufitare me Serbinë! Sa më gjatë të mbahet e bllokuar kjo rrugë nga serbet aq më shumë do detyrohen kamion të Serbisë të ja mësyjnë pikave tjera kufitare të Kosovës me Serbinë, dhe atje ju duhet t’i paguajnë të gjitha tatimet, të gjitha taksat për shtetin e Kosovës, sepse nuk kanë mundësi tjera për sa kohë rruga e “Mëndafshit” mbahet e bllokuar nga serbët!

Sigurisht qe edhe mbajtja e njësive speciale të policisë se Kosovës, në atë pjesë të Kosovës, ka kosto, por në anën tjetër mallrat qe hynin nga Serbia si kontrabandë nuk do hyjnë ma, por do detyrohen të marrin rrugën legale e kjo pastaj i sjell buxhetit të shtetit të ardhura në taksa e tarifat mbi importin, gjë qe pastaj i balancon shpenzimet për mbajtjen e njësive speciale atje!

Prandaj duhet treguar durim dhe qëndrueshmëri në moton: Rri ju, rri na! /. nga Luan Gacaferri

Related Articles

Back to top button