Reagon Ministria e Jashtme për shkeljen e marrëveshjeve nga Serbia

Dënoj ashpër rikthimin e fushatës kundër Kosovës nga Serbia e cila po vazhdon qasjen e saj destruktive në raport me Kosovën edhe përkundër zotimeve të bëra, si në Washington 🇺🇸, ashtu edhe në Bruksel 🇪🇺.
📌Deklarata e fundit të 9 janarit të ministrit serb Selakoviq, i cili në takim me ambasadorin e Katarit në Beograd, i ka kërkuar drejtpërdrejtë atij që “Katari të mos lobojë për Kosovën”, Serbia shkel zotimin 15 të Marrëveshjes së Washingtonit!
📌Inagurimi i segmetit të gazsjellësit “Balkanstream” më 1 Janar nga Vuciq me Ambasadorin Rus në Beograd, projekt të cilin Sekretari Pompeo e ka akuzuar si “instrument i Kremlinit” për rritjen e influencës Ruse në Ballkan.
📌Falënderimet publike të Daçiq-it ndaj Palestinës për mosnjohjen ndaj Kosovës, fill pas nënshkrimit në Washington.
📌 Kontrabandandimi ilegal i vaksinave në veri të Kosovës, në shkelje të Marrëveshjeve për Vulat Doganore dhe Njohje Reciproke të Certifikatave Farmaceutike.
Me këto veprime, me gjuhën e vazhdueshme kërcënuese, raciste dhe shoviniste të liderëve të saj, Serbia shpërfaqë fytyrën e vërtetë të këtij shteti në raport me Kosovën edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare si një partner jo i besueshëm dhe i dyshimtë.