LajmeShëndetësi

Ministri Zemaj pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë

Ministri i Shëndetësis Armend Zemaj ka pritur sot në takim, Shefin e Zyrës BE-së/ Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog me të cilin kam diskutuar rreth situatës epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e situatës me Sars Cov 2.

Është më se e nevojshme dhe e domosdoshme ndihma e mëtejme e shteteve të BE-së për sistemin shëndetësor por edhe në menaxhimin sa më efikas të pandemisë.

Mora konfirmimin nga ambasadori Szunyog se BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit. Ne do të jemi të përkushtuar si shtetet evropiane që ta luftojmë me tërë mundësinë edhe përhapjen e tij. Ndihma e BE-së, është shumë e rëndësishme.

Gjatë 20 vjetëve të fundit, BE-ja ka investuar mbi 2.5 miliardë euro në të gjitha fushat dhe veprimtaritë shoqërore dhe institucionale të Kosovës. Gjatë pandemisë BE-ja na ka ndihmuar me 5 milionë euro me pajisje të nevojshme mjekësore.

Jemi falënderues dhe nuk e harrojmë!

Related Articles

Back to top button