Lajme

Histori që dëshmon heroizmin e nënave tona,

 

Në vizitë te nëna heroinë Azize Uka nga fshati Ticë, e cila ia fali Kosovës dy djemtë e saj ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet e Gani Uka.

Djali Ismeti i ra dëshmor me 29 qershor 1998 në betejën e Hadës, pas rënies së tij, vëllait të tij Ganiut i lindi djalë dhe ai vendosi që t’ia vë emrin e vëllaut dëshmor, Ismet.

Vetëm pak muaj pasi lindi Ismeti i ri, me 16 maj 1999 babai i tij Ganiu ra dëshmor dhe kështu Ismeti i ri mbeti pa baba.

Nëna Azize u bë e fortë edhe pas rënies së djalit të dytë por atë po e “shkatërronte” nga brenda brenga se çka do të ndodhte me nipin Ismetin, a do të kujdeset nëna e tij për të.

Kështu për një muaj nëna Azize nuk i kishte treguar gruas së Ganiut që Ganiu kishte rënë dëshmor, derisa babai i dëshmorëve vendosi t’i tregoj dhe pas asaj që përjetuan si familje, gruaja e dëshmorit Gani Uka, vendosi që të qëndrojë në shtëpi me djalin Ismetin e ri, duke u përkujdesur për të dhe duke e edukuar e arsimuar deri në diplomimin e tij tani si stomatolog.

Gjatë vizitës te nëna Azize biseduam rreth sakrificës së popullit tonë dhe tema tjera që na preokupojnë duke përfshi migrimin e të rinjve nga Kosova.

Nënës Azize i dëshirova edhe shumë vite tjera me shëndet e gëzime me djemtë, nipat e me mbesat e saj.

Lavdi dëshmorëve, Ismet e Gani Uka!

📷Sefer Aliqkaj -Photography

Related Articles

Back to top button