Lajme

Në Skenderaj po investoget në poligone sportive

Çdo ditë punë në shërbim të të rinjve të komunës sonë

Të rinjtë e lagjes 2 të qytetit tonë së shpejti do të kenë poligonin sportiv, nxënësit dhe të rinjtë e Rezallës tashmë kanë një poligon për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive kurse të rinjtë e Polacit do të kenë së shpejti një fushë sportive moderne.

Për të parë nga afër zhvillimin e punimeve, sot së bashku me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, drejtorin e Kulturës, Abdyl Ymeri, drejtoren e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti si dhe drejtorin e Inspektoratit, Arton Veliu, vizituam nga afër punimet që po bëhen në poligonin sportiv të lagjes 2 të qytetit tonë, projekt ky i financuar nga komuna dhe Ministria e Pushtetit Lokal, në kuadër të “Grantit të Përformancës”, për vitin 2018.

Po ashtu vizituam edhe punimet në Poligonin Sportiv në fshatin Polac si dhe poligonin sportiv të shkollës fillore “Malush Ahmeti”, në fshatin Rezallë, ku i pranishëm ishte dhe asambleisti, Sami Aruçaj.

Me anë të këtyre poligoneve si dhe ambienteve sportive po iu mundësojmë të rinjve që të kenë hapësirën adekuate për të ushtruar aktivitetet e tyre.

Puna vazhdon…

Related Articles

Back to top button