Lajme

Kryetari i Lëvizjës për Bashkim Valon Murati uron festën e Flamurit

Në këtë ditë, më të madhen për kombin shqiptar, duhet të kujtojmë ata burra e gra që jo vetëm mundësuan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ata që nuk u ndalën që lirinë e Shqipërinë ta bëjnë të plotë, pas copëtimit të saj. Shumë beteja u humbën, por plotë u fituan. Mbi të gjitha mbijetuam si komb me projektin e lirisë dhe bashkimit në ballë. Pavarësia e Kosovës është produkt i këtyre përpjekjeve. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë më të faktorizuar por larg pozitës që duhet pasur. E megjithatë sot ka ardhur dita për të shkuar një hap tutje. Një hap tutje në Kosovën Lindore. Një një hap tutje drejt bashkimit. Urime gjithë shqiptarëve kjo festë e gëzuar për jetë e mot!

Related Articles

Back to top button