Lajme

Përçahet koalicioni fitues në Malin e Zi, mospajtime për kryeministrin

Udhëheqësit e Frontit Demokratik pretendojnë se mbajtësi i listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, nuk e ka më mbështetjen unike të atij koalicioni dhe se nuk mund ta mbështesin për kryeministër deri sa të fiton besimin e organeve të partisë.
Kjo u njoftua në takimin e mbajtur sot në manastirin Ostrog. Siç ka shkruar ditë më parë, “Vijesti“, kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, kishte propozuar Krivokapiqin për mandatar të qeverisë malazeze.
Në takim ishin të pranishëm edhe Abazoviq, udhëheqësi i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Popullit, Milan Knezeviq, presidenti i Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviq, zyrtarët e Demokratëve, Boris Bogdanoviq dhe Zoran Mikiq.
Ata u përpoqën të afronin qëndrimet në lidhje me formimin e qeverisë së re përpara seancës konstituive të Parlamentit të Malit të Zi.
Sipas burimeve të “Vijesti”, u bë përpjekje për të arritur një marrëveshje rreth presidentit të parlamentit dhe mandatarit. Siç njoftoi më herët “Vijesti”, pozicioni i kreut të parlamentit duhet t’i përkasë demokratëve.
U propozua gjithashtu që deputetët e shumicës së re, 41 prej tyre, të mandatojnë Krivokapiqin për kryeministër dhe ai të mbajë takime me të gjitha partitë për të formuar një qeveri.
Në takim u njoftua gjithashtu se koalicioni “Bardh e Zi” ose ekspertët që ata propozojnë pritet të kontrollojnë sektorin e sigurisë (Ministria e Mbrojtjes, Policinë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare) dhe kjo është pritja e bashkësisë ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button