LajmeShëndetësi

Reagim ndaj deklaratave të menaxhmentit të SHSKUK-së

 

Prishtinë, 30 nëntor –

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë reagon ashpër ndaj deklaratave të pamatura të menaxhmentit të SHSKUK-së me ç’rast përgjegjësinë për mos verifikimin e mbikqyrjes së kualifikimeve profesionale të stafit të saj mundohet t’ia atribuojë Odave të profesionistëve shëndetësorë. Kjo, pas arrestimit të një profesionisti shëndetësor, i cili ka rezultuar se ka ushtruar profesionin pa pasur licencë në Odën e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.

OIK ka të dhëna dhe regjistra të saktë për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të licencuar, mirëpo ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi nëse ata operojnë apo fitojnë në konkurse pa pasur licencat përkatëse. Është përgjegjësi e institucioneve që të mos mbajnë profesionistë shëndetësorë të pa licencuar në institucionet e tyre.

Tentimi që kjo përgjegjësi t’i atribuohet odave të profesionistëve tjerë shëndetësorë është i pabazuar dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Andaj, i bëjmë thirrje menaxhmentit të SHSKUK-së që të tërheqë këto deklarata të pamatura dhe të kërkojë falje publike odave të profesionistëve shëndetësorë.

Me respekt
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë

Reagim ndaj deklaratave të menaxhmentit të SHSKUK-së

Related Articles

Back to top button