Lajme

Sveçla : Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.

 

Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme.

Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit.

Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

Related Articles

Back to top button