Lajme
Mungesa e ujit në Fushë Kosovë!

Kompania Rajonale ujësjellësit Prishtina ne faqen e tyre zyrtare ka njoftuar se për shkak të reshjeve atmosferike , ka ngritje të turbullirës se ujit në kanalin e Ibrit .
Si pasoj e kësaj Fushë Kosova se bashku më Zonën Industriale , Obiliqin , lagjen Kalabria do të ketë reduktime të ujit nga ora 19:00 deri në 05:00 .
Po ashtu reduktime dhe çrregullime do të kenë edhe konsumatoret e Drenasit .
Situata e tillë do të vazhdoj deri në përmisim të turbullirës në kanal.