DEPUTETËT E PAKICAVE TË KOSOVËS “PARASHUTA” E ÇDO PRETENDENTI PËR PUSHTET!

Përfaqësuesit e pakicave na e bëjnë shumë të kjartë se votat e tyre shërbejnë vetëm për të plotësuar numrat e çfarëdo qeverie të re që pretendon të marrë pushtetin për të ruajtur privilegjet e tyre personale!
Këta nuk përfaqësojnë as interesat e Kosovës por as interesat e komuniteteve të tyre në Kuvendin e Kosovës.
Ky është një rast i paprecedent i cili i është imponuar Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë me anë të pakos së Marti Ahtisarit, ku komuniteteve të pakicave kombëtare t´ju rezervohen 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës për dy mandate pas shpalljes së Pavarësisë dhe pastaj ato të shndërrohen në ulëse të garantuara.
Sot 15 vite pas pavarësisë së Kosovës, këto ulëse ende kanë mbetur të rezervuara! Kjo është jo vetëm në kundërshtim me pakon e Ahtisarit, por këto ulëse të rezervuara shpesh janë duke u keqpërdorur qëllimisht për të penguar dhe dëmtuar proceset e zhvillimore në Republikën e Kosovës – si rasti me Lista Srbsken, apo me grupimin e pakicave 6+1.
Pakicave në Kosovë do tu vlente për plotësimin e të drejtave të tyre zgjedhja me votë sikurse edhe shumica. Demokracia e vërtetë nuk kalon përmes karrigeve të rezervuara prej të njëjtëve individë por në sitën e votës të çdo komuniteti.
Ju garantojmë se me ardhjen e Republikanëve të Kosovës në qeveri, do ta kërkojmë abrogimin (largimin) e menjëhershëm të vendeve të Rezervuara për Pakicat në Kuvendin e Kosovës.