Lajme
Kurti e Grenell me replika në Twitter

Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të VV’së, Albin Kurti në rrjetin social Twitter.
Kurti postoi disa minuta më herët për Marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se nuk do e respektojë atë në momentin që do të kthehet në zyrën e kryeministrit. Ai po ashtu tha se ndërmjetësit nuk duhet të nxitohen që të kryejnë marrëveshje që shkaktojnë përcarje të tjera në mes të Ksovoës dhe të Serbisë.
“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Grenell.
“Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu sic ishte kundër ideve të Bushit”