Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.
“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, ka deklaruar kryetarja e trupit gjykues.
Mustafa u akuzua per tortur , dhune dhe vrasje në periudhen e vitit 1999 në fshatin Zllash komuna e Podujeves , ai ishte komandant dhe personi pergjegjes i njesitit BIA ne kuader të Zonës Operative të Llapit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.