Shëndetësi

QKMF në Viti furnizohet me pajisje mjekësore përmes investimeve kapitale

 

Komuna e Vitisë ka furnizuar sot QKMF në Viti me pajisje mjekësore përmes investimeve kapitale. Këto pajisje përfshijnë rëntgen digjital me senzor ( pa rrezatim), 5 aparate të EKG-së dhe 2 monitor për përcjelljen e gjendjes së pacientit.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ishte prezent në momentin e pranimit dhe në fjalën e tij tha që ne si komunë jemi të përkushtuar që të avancojmë shërbimet shëndetësore, përfshirë edhe shërbimin e stomatologjisë.
“Viteve të fundit kemi furnizuar të gjitha ordinancat stomatologjike me karrige të reja stomatologjike, inventar të ri dhe tani edhe me rentgen digjital. Gjithashtu, edhe me blerjen e EKG-ve do të ndihmojmë QMF-të, në mënyrë që t’u lehtësohet puna punëtorëve shëndetësorë dhe të shtohet kualiteti i shërbimeve shëndetësore”, u shpreh Haliti.

Related Articles

Back to top button