EkonomiLajme

Inspektoriati i tregut gjobit marketet që ndërrojn flamurin e produktit !

NJOFTIM PËR KONSUMATORË

Inspektorati i Tregut gjatë muajve të fundit ka shtuar numrin e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorit, në veçanti për mbikëqyrjen e etiketës që tregon flamurin e origjinës së produktit.

Gjatë inspektimeve është duke u konstatuar që në disa raste, shitësit vendosin etiketë mashtruese me flamur të një shteti i cili nuk është flamur i origjinës së produktit. Në rastet më të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës, në produktet që janë me origjinë të shteteve fqinje.

Në mbi 30 raste kur Inspektorati i Tregut ka konstatuar që shitësit nuk kanë vendosur etiketën apo kanë bërë ndërrim të etiketës së flamurit të origjinës së produktit, janë ndëshkuar me gjobë në vlerë prej një mijë (1,000) euro deri në dhjetë mijë (10.000) euro si masë ndëshkuese.

Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Inspektimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve dhe muajve në vazhdim dhe për çdo keqpërdorim do të vazhdojnë të merren masa sipas ligjeve në fuqi.

Për çdo rast, qytetarët ftohen të raportojnë në:

Tel: 0800 11000 ose
E-mail: Konsumatori@rks-gov.net

Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të merren në konsideratë.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

Më poshtë, disa raste nga terreni, të ndërrimit të etiketës së flamurit:

Related Articles

Back to top button