Lajme

Netanjahu iu drejtohet kosovarëve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i është drejtuar popullit të Kosovës përmes një letre që e dërgoi për manifestimin e Vitit të Ri hebraik në Prishtinë.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet”, thuhet në letrën e tij.
Netanjahu po ashtu ka falënderuar edhe angazhimin e hebrenjve të Kosovës.
“E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më afër”.

Related Articles

Back to top button